Unikatil reagon për herë të parë pas humbjes së vëllait: “Zemra jeme u thy në miliarda copa”
My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa 💔💔💔!! Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit.

