Haradinaj, Ahmeti e Brahimaj takohen në Lezhë: Të bashkuar për të ardhmen

Lahi Brahimaj nga AAK-ja, ka publikuar një foto me Daut Haradinaj dhe Ali Ahmeti nga një kafe në Lezhë, ku theksoi rëndësinë historike të këtij qyteti, ku 581 vjet më parë u themelua Besëlidhja e Lezhës nën udhëheqjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ai e cilësoi Besëlidhjen si shembullin më të shkëlqyer të unitetit shqiptar, një mësim që na kujton se vetëm të bashkuar mund të përballojmë sfidat dhe të ndërtojmë të ardhmen.