Parashikimi i motit, e martë, 18 shkurt 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të cilat do të pasohen me reshje lokale dhe të izoluara shiu me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë pjesës qendrore të vendit, në orët e mesditës dhe pasdites. Flokë dëbore në relievet malore veri e lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 7m/s, ndërsa në lugina e bregdet hera-herës do të arrijë deri 15m/s, me valëzimin në dete të forcës 3ballë.

Në zonat luginore mjegull e dendur, mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/14 Diell re
Kukës -3/5 Diell re
Lezhë 5/13 Diell re
Dibër -2/8 Diell re shi
Durrës 6/16 Diell re shi
Tiranë 6/16 Diell re shi
Elbasan 5/15 Diell re shi
Berat 5/16 Diell re shi
Vlorë                6/15 Diell re
Korçë -2/8 Diell re
Gjirokastër 2/15 Diell re
Sarandë 6/17 Diell re