Parashikimi i motit, e martë, 11 shkurt 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë moti në vend parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh të herëpashershme.

Vranësirat parashikohet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal, fillimisht përgjatë vijës bregdetare, për tu shtrirë më pas në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet priten të jenë me intensitet të ulët e lokalisht mesatar kryesisht në jug në formën e shtrëngatave afatshkurtra nga orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve në të gjithë territorin. Sipas parashikimeve, në lartësitë mbi 800-1000m kryesisht në jug reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era do të fitojë shpejtësi deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/13 Diell re
Kukës -4/6 Diell re
Lezhë 8/10 Diell re
Dibër -3/8 Diell re
Durrës 6/13 Diell re shi
Tiranë 5/13 Diell re shi
Elbasan 8/13 Diell re shi
Berat 3/13 Diell re shi
Vlorë 5/13 Diell re shi
Korçë -4/4 Diell re shi/bore
Gjirokastër -1/13 Diell re shi
Sarandë 7/14 Diell re shi