Vrau të birin, 74-vjeçari: Kishim konflikte

Mbrëmjen e sotme, në rrugën “Ilia Shyti”, te Kodra e Priftit, në banesë, shtetasi Hekuran Gjoni, rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij, shtetasin Asim Gjoni, 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar autorin në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Shkaku i vrasjes siç bën me dije gazetari Sokol Dema, i biri e tallte të atin e tij. Ky i fundit pas ngacmimeve e ka vrarë të birin me thikë.

Në polici i moshuari ka pranuar se ka vrarë të birin, ndërsa dyshohet se në momentin e vrasjes të dy kanë qenë të dehur.