Nuk gjendet asgjë në çantën e dyshimtë në Rrugën B

Policia nuk ka gjetur asgjë në çantën që u gjet në një pjesë të Rrugës B, në kryeqytet.

Nga pamjet që ka siguruar Klan Kosova nga vendi i ngjarjes shihen policët teksa largojnë çantën boshe.

Për detaje të tjera lidhur me rastin, Klankosova.tv është në pritje të përgjigjes nga Polica e Kosovës.