Për shkak të mjegullës, dukshmëria është zvogëluar për 20 deri në 30 metra në rrugën Gajre – Kodër të Diellit

Shkup, 29 janar – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, vende-vende nëpër rrugë lagështa. Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës nga 20 deri në 30 metra nga fshati Gajre deri në Kodër të Diellit.

Siç informojnë  nga NP Rrugët e Maqedonisë, reshje të dobëta të shiut në pjesën jugperëndimore të vendit.

NP Rrugët e Maqedonisë, thonë, me mekanizimin në dispozicion dhe fuqinë e punës është e përfshirë në pastrimin e rrugëve.

Gjithashtu, në dispozicion janë edhe firmat me të cilat bashkëpunojmë.

NP Rrugët e Maqedonisë apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.