SPAK kërkon konfiskimin për pasuritë e sekuestruara të anëtarit të një grupi të strukturuar kriminal
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara të shtetasit Elvin Merlika.
Hetimi pasuror për Elvin Merlikën, sipas SPAK, nisi pasi ai është i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
SPAK njofton se mbi bazën e dispozitave të ligjit “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, janë identifikuar dhe sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të personave nën hetim pasuror dhe personave të lidhur me ta.
“Në përfundim të hetimit pasuror rezulton se pasuritë e sekuestruara janë të pajustifikuara nga burime të ligjshme dhe për pasojë prezumohet se janë rezultat i veprimtarisë kriminale të personave të hetuar dhe të personave të lidhur me ta”, njofton SPAK.
Sipas SPAK pasuritë e sekuestruara për të cilat kërkohet konfiskimi janë:
-100% të kuotave të shoqërisë “Zeus Garden” sh.p.k.
-49% të kuotave të shoqërisë “M.S.G Security” sh.p.k.
-100% të kuotave të shoqërisë “London Eye” sh.p.k.
-Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
-Pasuri e paluajtshme e llojit apartament 14/5, kati i 6, me sipërfaqe 108 m2, në zonën e Kasharit.
-Pasuri e paluajtshme e llojit truall me sip. 6026 m2, ZK.3051, me adresë Priskë Tiranë.
-Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
-Pasuri e paluajtshme e llojit arë më numër, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
-Pasuri e paluajtshme e llojit apartament më numër, me sipërfaqe 38.85 m2, me adresë Yzberisht, Tiranë.
-Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 81.24 m2, në posedim nga shoqëria “………..” sh.p.k.
-Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, me sip. 50.82 m2, në posedim nga shoqëria “………..”,.
-Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 89 m2, me adresë Tiranë.
-Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 35.09 m2, me adresë Tiranë.
-Pasuri e paluajtshme e llojit bodrum, me sip. 9 m2, me adresë bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë.
-Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip.30.2 m2, me adresë rruga “Karl Gega”.
-Pasuri e paluajtshme e llojit garazh, kati i parë nëntokë në objektin e shoqërisë “Xh……” sh.p.k.
-Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sip. 105 m2, me adresë Yzberisht.
-Pasuri e paluajtshme e llojit arë, me sipërfaqe 3250 m2, me adresë Fushë-Kuqe, Kurbin.
-Pasuri e paluajtshme e llojit pyll me sip. 6026 m2, me adresë Priskë e Madhe, Tiranë, në vendin e quajtur (Fusha e Bukur).
-9 (nëntë) automjete të markave të ndryshme.

