Nuk ka më rritje të pagave për të zgjedhur dhe të emëruarit, kështu vendos Komisioni për zgjedhje dhe emërime

Shkup, 22 janar – Funksionarët e lartë nuk do të kenë rritje të pagave në shkurt pasi Komisioni parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet votoi për uljen e koeficientëve për përcaktimin e pagave të tyre.

Vendimi i votuar nga 11 anëtarë të komisionit, parandalon rritjen e pagave që do të shkaktonte aplikimi i koeficientëve aktualë.

Paga e zyrtarëve përcaktohet duke shumëzuar pagën mesatare vjetore nga viti paraprak me një koeficient që varion sipas kompleksitetit të punës.