Bayern Munich kompleton transferimin e yllit gjerman – ai do iu bashkohet në verë

Bayern Munich ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Tom Bischof i cili ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029.

Reprezentuesi gjerman do t’i bashkohet ekipit të Vincent Kompany në verë kur kontrata e tij të skadojë. 

Një produkt i akademisë së Hoffenheimit, Bischof ka luajtur 53 ndeshje në të gjitha garat prej se bëri debutimin e tij si 16-vjeçar në mars të 2022. 

Ai ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar në Bundesliga këtë sezon. Ani pse në rolin e krijuesit, Bischof ka fituar 36 ndërhyrje këtë sezon, më shumë se çdo lojtar tjetër në kampionat. 

Për të siguruar shërbimet e tij, Bayerni u desh të mposht konkurrencën e Eintracht Frankfurt. 

Këtë sezon ai ka zhvilluar 18 ndeshje me Hoffenheimin ku në 15 prej tyre e ka nisur si titullar, duke shënuar dy gola dhe duke bërë dy asistime.