Xhuli Nura ironizon me Stresin pasi organizoi protestë për Gjestin

Arkimed Lushaj – Stresi ka paralajmëruar një protestë për ditën e sotme (e martë) para Top Channel.

Kjo sipas tij për bullizimet dhe padrejtësitë që po i bëhen Gjestit në atë reality shou.

Ai ka kërkuar që të mblidhen në ora 14:00 të gjithë ata që e përkrahin artistin nga Kosova.

E për këtë pati një reagim nga Xhuli Nura në formë ironizimi për postimin e fituesit të BBVK.

“Hahahah. Po më vdes. Më vdes. Pasi nuk ka lënë gjë pa thënë për Julianën dhe për LGBT. Po del kundër bullizimit ndaj Gjestit”, u shpreh ajo.