Me kalimin e moshës, është e rëndësishme t’i kushtojmë më shumë vëmendje shëndetit të sistemit të tretjes. Për fat të mirë, ka shumë mënyra për të përmirësuar dhe ruajtur shëndetin e zorrëve. Një nga hapat më të rëndësishëm është një dietë e duhur, e cila shpesh përfshin ushqime të pasura me fibra. Fruta të ngjashme me manaferrat Konsumimi i rregullt i manave sjell shumë përfitime. Këto fruta të vogla janë të pasura me fibra të patretshme, të cilat mbështesin funksionin e zorrëve dhe ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të baktereve të zorrëve. Përveç kësaj, përmbajtja e lartë e antioksidantëve në manaferrat kontribuon në shëndetin e përgjithshëm të trupit. Bishtajoret Bishtajoret nuk janë vetëm një burim i mirë i proteinave bimore, por gjithashtu përmbajnë fibra të tretshme dhe të patretshme, të cilat përmirësojnë lëvizjet e rregullta të zorrëve dhe nxisin rritjen e baktereve të dobishme në traktin tretës. Farat Chia Farat Chia janë të pasura me fibra të tretshme që ngadalësojnë tretjen dhe ndihmojnë në arritjen e ndjenjës së ngopjes. Përveç kësaj, farat chia përmbajnë acide yndyrore omega-3 që kanë veti anti-inflamatore, të dobishme për shëndetin e të gjithë organizmit. Brokoli Brokoli është një burim i sulforafanit, një përbërës që mbron sistemin tretës dhe në të njëjtën kohë është i pasur me fibra që mbështesin shëndetin e zorrëve. Gjithashtu, sulforafani tregon veti potenciale antikancerogjene, gjë që kontribuon gjithashtu në shëndetin e sistemit tretës.

Një debat i ashpër me tone të larta ka ndodhur së fundmi në mes të Xuxit dhe Vullnet Krasniqit.

Banorët janë zënë për punët që bëjnë jashtë, ku me këtë rast hodhën akuza të mëdha ndaj njëri-tjetrit.

Ka qenë gazetari i cili i tha Xuxit ‘servil i shtetit’ duke vazhduar se paguhet me taksat tona.

Foto: Screenshot/YouTube

E nga ana tjetër, Naim Bunjaku (emri i vërtetë) ia përmendi edhe disa gjëra nga jashtë Krasniqit.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Vullneti: Punëtor i shtetit, servil i shtetit.

Xuxi: Do të t’i nxjerrë të gjitha jashtë.

Vullneti: Ti asgjë nuk je, gazetar nuk je.

Xuxi: Jam autor i emisionit, prezantues.

Vullneti: Punëtor i shtetit i paguar nga taksat tona.

Xuxi: A do me të tregu kush të ka paguar ty.

Vullneti: Ti lexon tituj të portaleve, shfrytëzues i parave publike me shku në Grammy, ke shkuar nëpër festivale me pare të shtetit.

Xuxi: Unë me sponsora kam shkuar.

Xuxi: Servil i politikave ditore. Ti je servil i Berat Buzhalës.

Xuxi: Po gënjen për të gjitha. Të kanë larguar prej punëve ka ke shkuar.

Vullneti: Nuk jam ardhur këtu për me rregullu imazhin.