“Ndoshta unë dhe Mourinho jemi të ngjashëm, por ai fitoi tre tituj dhe unë fitova gjashtë”, Guardiola flet për gjestin në Anfield

Pep Guardiola ka hedhur poshtë me vendosmëri pretendimet se gjesti i tij me gjashtë gishta gjatë humbjes 2-0 të Manchester Cityt në Liverpool është një shenjë se ai po humbet qetësinë.

Në përfundim të ndeshjes, Guardiola ndoqi gjurmët e përshëndetjes famëkeqe të Jose Mourinhos me tre gishta në Manchester United.

Guardiola, dukshëm i acaruar nga thirrjet “ju do shkarkoheni në mëngjes” nga tifozët e Liverpool, bëri gjestin fillimisht në Anfield, më pas për tifozët udhëtues të Cityt.

Kur u pyet nëse kjo tregonte një shkrirje të ngjashme me atë të Mourinhos pas humbjes 3-0 të United në shtëpi ndaj Tottenhamit në vitin 2018, Guardiola e mohoi.

“Unë kurrë nuk kam qenë i lezetshëm. Unë isha i ftohtë vetëm sepse fitonim. ur nuk fiton, është krejtësisht e kundërta”, ka thënë fillimisht Guardiola.