Vrasja e Martin Canit, gjykata cakton “arrest me burg” për autorin e dyshuar 14-vjeçar

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, ka caktuar masën “arrest me burg” për 14-vjeçarin M.P i cili akuzohet se vrau me thikë bashkëmoshatarin Martin Cani.

Seanca u zhvillua në një spital privat në Tiranë, ku po mjekohet i mituri, autor i dyshuar i krimit që ndodhi mesditën e 18 nëntorit pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.

Ndaj të miturit Prokuroria kërkoi “arrest me burg”, të cilin e akuzon për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese”.

Ndërsa policia e kishte referuar për akuzën e “vrasjes me dashje” 14-vjeçarin. Gjithashtu ndaj të miturit rëndon edhe akuza e mbajtje pa leje të armëve të ftohta.