Skandali me transportin publik vazhdon, kësaj radhe të dëmtuar nxënësit!

Shkup, 20 nëntor – Mungesa e transportit publik po lë pasoja te të gjithë kategoritë, qytetarë të shumtë po përballen me të njëjtin problem. Por, kategoria më e dëmtuar e kësaj papërgjegjësie po ngelin nxënës të shumtë. Ku si pasojë e mungesës së transportit publik ndodhin vonesa të shumta në orët e para mësimore. E përpos kësaj pasojat janë në mënyrë zinxhirore ku prindërit detyrohen të dërgojnë nxënësit në shkollë ku këta të fundit vonohen për të arritur në punët e tyreë. Do të thotë shkaktohen vonesa të dyfishta të nxënësve në shkolla dhe prindërve në punë, e kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, nuk i bëhet fare vonë për të vazhduar gjumin dimëror dhe për të mos ofruar zgjidhje, shkruan Zhurnal.

Nxënësit pa transport publik, askush nuk mban përgjegjësi –

Nxënësit nuk mund të arrijnë në kohë të saktë në shkolla si pasojë e vonesave të transportit publik. E më keq se kaq shpesh disa linja nuk qarkullojnë fare e kjo shkakton edhe problem më të madh pasi prindërit duhet t’i dërgojnë në shkollë e kjo pastaj shkakton vonesa të tjera.

Kaos në ndërmarrjet që funksionojnë në qytetin e Shkupit. Ndërmarrja e transportit publik i la në baltë qytetarët e Shkupit, duke pritur në pezull autobusët në stacione e këto pritje po qëllojnë të jenë pa afat, e shpesh herë rezultojnë të jenë pritje të kota sepse fare nuk vijnë autobusët e shumë linjave.

Shutka proteston kundër Danella Arsovska, edhe pse nuk ka autobusë dhe duhet paguar taksa –

Kryetari i Komunës së Shuto Orizarit, Kurto Dudush, të premten (22 nëntor) nga ora 13:30 ka paralajmëruar protestë para ndërtesës së Qytetit të Shkupit. Shkak i protestës është bërë përkeqësimi i situatës me transportin publik, i cili sjell probleme të mëdha për qytetarët.

“Ne përballemi çdo ditë me të njëjtin problem, njerëzit presin me orë të tëra në stacionet e autobusëve. Nuk mund të lejojmë që fëmijët, gratë dhe të moshuarit tanë të vuajnë në këto temperatura minus, pas dy-tre orësh duke pritur autobusin, i cili mund të vijë ose jo”, tha Dudush në një adresë video në profilin e tij në Facebook.

Ai shtoi se protesta do të jetë paqësore dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, të bashkohen, sepse problemi me transportin publik prek gjithë qytetin.

Pasiguri e madhe për të qarkulluar me autobusë që pothuajse çdo javë digjet nga një –

Më shumë digjen autobusë se drunjtë, kjo mund të duket e hiperbolizuar por është një e vërtetë e hidhur përmes të cilës transmetohet pasiguria e madhe që ekziston për të qarkulluar me autobusë të transportit publik.

Pra, kemi të bëjmë me vonesa, anulime pa paralajmërime e për të mos mjaftuar vetëm kjo ekziston edhe një pasiguri e madhe përshkak të autobusëve të stërvjetëruar që akoma janë në qarkullim. E mbetet akoma e paqartë situata se si kanë mundësi që këta autobusë që digjen sikur drunjtë e thatë që kalojnë në kontroll teknik.

Manipulimet e tilla që bëhen nga qyteti i Shkupit që menaxhon me Ndërmarrjen e Transportit Publik shkakton rrezik të madh për jetrat e qindra mijëra njerëzve që janë shfrytëzues aktiv të transportit publik. Nuk mjafton, vetëm kjo në të njëjtën kohë rrezikohen edhe jetët e qytetarëve që kalojnë rastësisht në ato rrugë. Pasi autobusët digjen në mes të rrugës. Pra, digjet autobusi vetvetiu dhe askush nuk mban llogari e as nuk jep përgjegjësi.

Me këtë avazë, pra me Arsovskën në krye të Shkupit edhe gjërat më abnormale sikurse djegia e autobusëve në mes të rrugës shndërrohen në situata normale prandaj edhe kalojnë lehtësisht pa kurrfarë llogaridhënie.

Arsovsksa po dështon, ka premtuar transport publik falas ka realizuar kaos në transport –

Qyteti i Shkupit, kryeqyteti i vendit po udhëhiqet për herë të parë që nga pavarësia nga një grua, Danella Arsovska, por skandalet nuk po përfundojnë edhe me këtë udhëheqësi të re. Në dhjetor të vitit të kaluar, kryetarja e tanishme, kishte deklaruar borxhi i kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut është i madh. “Borxhi i plotë i Qytetit të Shkupit është 50 milion euro” ka thënë Arsovska. Por, edhe përkundër kësaj shume të madhe që është zhytur në borxh qyteti i Shkupit, kryetares nuk i bëhet vonë të shpërblejë “Vardarin” me 250 mijë euro.

Por, Arsovska edhe duke e ditë që borxhi në qytetin e Shkupit është jashtëzakonisht i madh, sërish merr vendime dhe nuk tërhiqet pas, pa çka se shoferët e autobusëve kërkonin pagat për mundin e tyre, pa u menduar dy herë ka ndërprerë kontratat me agjenci transportuese të cilëve u ka borxh rreth 2 milionë euro, dhe me këtë vendim shumë qytetarë ka lënë pa transport publik, sepse këto agjenci kanë mbuluar shumë linja që kanë qenë në shërbim të qytetarëve.

Kjo është e qartë se sa ka kujdes për qytetarin në Shkup nga organet përgjegjëse, protesta pa ndal, i tërë Shkupi i bllokuar, Arsovska thoshte që nuk do ta tërheq vendimin e saj, ndërkaq shoferët kërkonin vetëm pagat e tyre asgjë më shumë. Situatë delikate që komplikohej edhe më shumë nga një menaxhere jo e mirë që nuk di të udhëheq me qytetin e Shkupit. /Zhurnal.mk