Kim Kardashian pranon një Tesla Bot prej 28 mijë eurosh
Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen me një video ku shfaqet ndërveprimi i saj me Tesla Bot-in, robotin inovativ të Elon Musk që kushton 30,000 dollarë (28 mijë euro).
Në video, e postuar në Instagram të hënën, 44-vjeçarja përshëndet robotin, i cili përgjigjet duke lëvizur dorën.

Roboti demonstroi aftësi të tjera të sofistikuara, përfshirë një imitim të lëvizjes së vrapimit, një kërcim hula dhe përgjigjen me një gjest pranë kokës kur u pyet për gjatësinë.
Kardashian gjithashtu luajti me robotin lojën klasike “gërshërë, letër, gur”, ku makina tregoi saktësi të habitshme.

Ende nuk është e qartë nëse Tesla Bot-i ishte një dhuratë apo thjesht i huazuar për yllin e realitetit, e cila është një fanse e njohur e markës Tesla.
Ajo shpesh është parë duke përdorur Cybertruck-un e saj, të cilin e shtoi në koleksionin e vet në shkurt 2024, duke ndjekur një version të zi mat në maj.
Vetëm disa ditë më parë, Kardashian u ndalua nga policia në Kaliforni për shkak të xhamave të errët në makinën e saj.




