Familja e Michael Schumacher ka shpenzuar deri tani një shumë marramendëse për trajtimin e tij

Një nga pilotët më të mirë në histori të Formula 1, Michael Schumacher, pati një aksident të rëndë në ski më shumë se dhjetë vjet më parë, i cili e la në koma.

Thuhet se është në gjendje shumë të keqe, ndonëse nuk ka asnjë informacion publik për të, por vetëm thashetheme. Dhe tani italianët kanë zbuluar koston e trajtimit të tij.

Sipas mediumit Corriere dello Sport, deri më tani familja e Schumacher ka shpenzuar më shumë se 70 milionë euro për trajtimin e tij.

Një nga trajtimet më të rëndësishme që Schumacher merr aktualisht është terapia me qeliza staminale dhe ai po trajtohet nga mjeku francez Philippe Menache, një nga liderët në këtë fushë.