Universiteti i Tiranës hap për herë të parë programin e gjuhës së shënjave
Për herë të parë këtë vit hapet programi i gjuhës së shenjave në Universitetin e Tiranës.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.
“Me Florin, bashkë me mesazhin se gjuha e shenjave është një e drejtë gjuhësore për personat që nuk dëgjojnë në të gjithë botën, kemi edhe një lajm të mirë për komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë. Për herë të parë, këtë vit hapet programi i gjuhës së shenjave në Universitetin e Tiranës, duke mundësuar që gjuha e tyre të njihet dhe të mësohet në nivel akademik, duke rrëzuar barrierat për studentët me aftësi ndryshe, me qëllim përfshirjen dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën akademike dhe studentore”, tha Manastirliu.
Gjuhët e ndryshme të shenjave të përdorura nga komunitetet e njerëzve që nuk dëgjojnë në mbarë botën janë njësoj të vlefshme si mjete komunikimi dhe për këtë arsye duhet të përdoren dhe respektohen.

