Dy persona rrahin një tjetër në Drenas, e bëjnë për spital
Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një person.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 13:04, në Drenas.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

