Nuk kanë të ndalur “skandalet” në BFI/Paditet Myftiu i Myftinisë së Strugës, Adi Murtishi

Strugë, 12 gusht – Qytetarët e Strugës kanë paditur Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut si dhe myftiun e Myftinisë së Strugës, Adi Murtishi nga fshati Radolishtë për shkak të mosorganizimit
të zgjedhjeve për zgjedhjen e Këshillave drejtues të xhamive.

Ndërkohë që Agjencia e lajmeve Zhurnal krahas sigurimit të dokumentit të padisë së dorëzuar në prokurori nga ana e qytetarëve, gjithashtu myftiu i Myftinisë së Strugës Adi Murtishi nga fshati Radolishtë është paditur edhe për keqpërdorim financiar.

Në dokumentin e siguruar të cilin po e publikojmë sot mund të shihni gjithë padinë ndaj myftisë Murtishi.

Gjithashtu, mësojmë se Myftiu i Strugës javën e kaluar ka qenë i ftuar në prokurori.