Rama ndan videon, familja nga Afrika e Jugut zgjedh Shqipërinë për të kaluar pushimet verore

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me përshtypjet e një familjeje nga Afrika e Jugut, e cila ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet verore.

Familja nga Afrika e Jugut tregon se kanë vizituar disa nga pikat turistike në vend.

‘Ne jemi një familje nga Afrika e Jugut. Kishim dëgjuar për Shqipërinë, por nuk dinim shumë. Historia e tij na duket mjaft interesante dhe menduam se është një ide e mirë që ta eksploronim.

Rama thotë në postimin e tij se Shqipëria tashmë është kthyer si një vend mahnitës që ka hyrë në hartën e botës turistike.

Mirmëngjes, dhe me dëshminë e një familjeje nga Afrika e Jugut, e cila për pushimet e këtij viti ka zgjedhur Shqipërinë kryqetërthor, si një vend mahnitës që tanimë ka hyrë në hartën e botës turistike, ju uroj një javë të mbarë“-shkruan Rama.