Lirohen nga akuza për dallavere me patentë shoferë tre ish-zyrtarët e MI-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj tre ish-zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës- Nebih Shatri, Kadri Krasniqi dhe Pjetër Ndou, të cilët po akuzoheshin për dallavere me patentë shoferë.

Në këtë rast, Nebih Shatri, ish-ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), Kadri Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit të Automjeteve në MI, Kadri Krasniqi dhe ish- Këshilltari Politik në MI, Pjetër Ndou, akuzoheshin për korrupsion.

Aktgjykimi ndaj tre të akuzuarve u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues, Fatime Dërmaku, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykatësja Dërmaku tha se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale që iu viheshin në barrë.

Për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, pala e dëmtuar – Ministria e Infrastrukturës(MI) udhëzohet në kontest juridiko-civil.

Shpenzimet e procedurës bien në barrë të gjykatës. Ndërsa, palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në afat prej 30 ditësh pas pranimit të tij.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 6 nëntor 2020 nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Nebih Shatri dhe Kadri Krasniqi n