Huliganë serbë mblidhen në pjesën serbe te pika kufitare në Jarinjë

Rreth 100 motoristë/huliganë serbë janë mbledhur te pika kufitare në Jarinjë, në territorin serb.

Njësia speciale e policisë serbe është angazhuar për këtë.

Kujtojmë se sot serbët e kanë manifestuar “Vidovdanin”, në Gazimestan, i cili, sipas Policisë së Kosovës, ka kaluar pa ndonjë incident.