Sunak përmes Ramës thekson rëndësinë e stabilitetit në Kosovë dhe Bosnjë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka zhvilluar këtë të premte bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Siç njofton qeveria britanike, diskutimet e tyre kanë nisur me marrëdhënien e ngushtë Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri, duke theksuar bashkëpunimin bilateral në tregti dhe investime.

Por edhe Kosova ka qenë temë e bisedës Sunak-Rama. “Ata theksuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë”, shkruan në kumtesë.