Shkaktoi vetëvrasjen e vajzës 9 vjeçe, ky është babai i arrestuar në Shkodër. Në kërkim të trupit të gruas dhe 2 fëmijëve të tjerë

Personi që shihni në foto është Erdgys Arrizi, 31-vjeçari që përfundoi pas hekurave me akuzën e shtyrjes drejt vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare.

Fotoja është siguruar për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta. Ndërkohë dyshohet se të njëjtin fund, duke u mbytur në Bunë kanë pasur dhe gruaja e tij dhe dy fëmijët e tjerë të mitur të çiftit.

Trupi i pajetë i vajzës u gjet sot në Bunë, ndërsa në kishte shenja dhune. Ndërkohë mendohet se janë mbytur dhe nëna me 2 fëmijët e tjerë, 8 dhe 4 vjeç.