Armend Ramadani zhvendoset në Kosovë për të vazhduar veprimtarinë e tij

Stilisti dhe make up artisti i njohur Armend Ramadani pas disa sfidave shëndetësore që kishte pak muaj më herët, ka vendosur që të shpërngulet në Kosovë për të jetuar, më saktë në qytetin e Ferizajit.

Këtë e ka bërë të ditur vet Armendi në rrjetet sociale, ku tashmë ka treguar edhe lokacionin ku është vendosur për banim dhe lokalin e tij në të cilin do të vazhdojë veprimtatinë siç thotë ai, të të bukurës.

Postimi i plotë:

Të dashurit e mi,

Falë Zotit përsëri jam shumë mirë me shëndet dhe po i kthehem përkushtimit tim jetësor, klientëve të mi.  Një fillim i ri, i bukur e plot sfida!

Adresë e re, dashuri e vjetër për të bukurën e të përsosurën!

Mirësevini në zemrën e Ballkanit, Panorama Residence – Ferizaj

ART FASHION PËRSËRI ME JU!

https://www.facebook.com/armendramadanii1/videos/963309172200444