Haradinaj vëzhgon procesin zgjedhor dhe takon bashkatdhetarët në Zvicër

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë do të qëndrojnë në Zvicër ku do të takojnë bashkatdhetarë që jetojnë e veprojnë atje. 

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të AAK-së. 

“Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, bashkë me deputetë e zyrtarë tjerë të Aleancës, do të qëndrojnë në Zvicër ku do të takojnë bashkatdhetarë dhe do të njoftohen për procesin e zgjedhjeve të brendshme në degën e Zvicrës.

“Agjenda e kryetarit Haradinaj me bashkëpunëtorë do të jetë në kantonin e Cyrihut ndërsa të dielën do të mbajë takim me bashkatdhetarët në Salmen”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/Aleanca.Official/posts/949735176555038?ref=embed_post