Xhaferi për vizitë në Komunën e Manastirit

Shkup, 4 mars – Kryeministri Talat Xhaferi sot do ta vizitojë Komunën e Manastirit.

Siç paralajmërojnë nga pres shërbimi i Qeverisë, Xhaferi do të vizitojë Rektoratin pranë Universitetit Shën “Klimenti  i Ohrit”, Fakultetin Pedagogjik, Fakultetin e Teknologjisë Informatike dhe të Komunikimit – FTIK dhe Qendrën Informative Studentore.

Është paraparë që kryeministri Xhaferi të vizitojë edhe IN “Instituti dhe Muzeu”- Manastir – Dhomën përkujtimore të Kemal Ataturkut dhe Muzeun e alfabetit shqip.