Nis seanca plenare, Nikolla lexon rendin e ditës, deputetët e opozitës u frynë bilbilave

Ka nisur seanca e sotme plenare. Deputetët e opozitës janë në këmbë.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka lexuar rendin e ditës.

Deputetët e opozitës kanë përdorur bilbila dhe zhurmues ndërkohë që mbajnë në duar pankarta ku lexohet “Vrasësi demokracisë” “Vrasës i pluralizmit”.