Në Komisionin kuvendor për zgjedhje dhe emërime propozimi për Pavllovskën dhe Danevën për kandidat për gjyqtare kushtetues
Shkup, 31 janar – Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, në vazhdimin e seancës së sotme, me shtatë vota “pro” dhe tre kundër, e ka votuar propozimin për Ana Pavllovska Danevën për kandidate për gjyqtare kushtetuese.
Paraprakisht, është mbyllur debati me rastin e propozim-kandidatit për gjyqtar kushtetues. Deputetët e opozisë VMRO-DPMNE edhe sot kanë qëndruar në qëndrimin se propozimi që profesoresha Ana Pavllovska Daneva të zgjedhet gjyqtare e re kushtetuese është partiak.
Deputetët e opozitës kanë vlerësuar se opozita nuk ka theksuar asnjë argument të qëndrueshëm pse kandidati nuk mund të jetë gjyqtarë
Deputetja Maria Petrushevska nga VMRO-DPMNE ka thënë se populli ka luftuar me varfërinë gjatë këtij pushteti, ndërsa këtë pushtet e ka mbështetur për gjyqtare kushtetuese, kandidatja e cila ka qenë edhe ish-nënkryetare e partisë në pushtet. Petrushevska tha se është dashur të tërhiqet nga nominimi.
“Ajo nuk duhet të jetë gjyqtare kushtetuese, ajo nuk duhet ta ketë mbështetjen time”, nënvizoi Petrushevska
Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM-ja tha se nuk ka pasur kritikë konstruktive në fjalimin e Petrushevskës, edhe pse ka pritur
Dr. Ana Pavllovska Daneva është profesoreshë e rregullt në fushën shkencore E drejta administrative dhe administrata publike në Fakultetin juridik “Justiniani i parë” pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi” në Shkup. Ka lindur më 22.02.1973 në Shkup.
Propozimi Daneva të jetë gjykatëse e re kushtetuese erdhi pasi që më 24 janar në Kuvend pas pothuasje një viti e gjysmë debat ishte tërhequr propozimi që Ljubomir Joveski të jetë gjykatës kushtetues.

