Takim i udhëheqësisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme me përfaqësues të lartë të ODIHR-së
Shkup, 31 janar – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi dhe zëvendësministri plotësues, Mitko Bojmacaliev realizuan takim pune me delegacionin e lartë të ODIHR-të të udhëhequr nga Keara Kastaldo, këshilltare e lartë për procese zgjedhore në Zyrën e OSBE-së, kumtuan nga MPB.

Në takim ministri Toshkovski e falenderoi për bashkëpunimin dhe përpjekjet të cilat ODIHR-ja në vazhdimësi i investonë në zhvillimin transparent të çdo procesi zgjedhor në shtet.
Në pyetjen e znj. Kastaldo për rolin e tyre në procesin zgjedhor, ministri Toshkovski shprehu bindjen e tij se është më se e rëndësishme që Misioni i ODIHR-së përsëri do të luaj njërin nga rolet kyçe edhe në këtë proces zgjedhor dhe në mënyrë transparente do të paraqes tërë situatën në terren në drejtim të zbatitmit të zgjedhjeve fer dhe demokratike.

“E tërë udhëheqësia e Ministrisë shprehu besimin se do të bëhen të gjitha përpjekjet për pjesëmarrje në të gjithë procesin zgjedhor që kemi para neve për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të drejta, demokratike dhe të sigurta”, citohet në kumtesë.

