Shqiptohen 139 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
Shkup, 30 janar – Gjatë kontrollit që Ministria e Punëve të Brendshme e zbatoi dje në tërë terrirorin janë gjobitur 139 shoferë për shkak të drejtimit të automjetit me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.
“Prej tyre tetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar kurse tre shofere kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 67 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 72 shoferë jashtë vendeve të banimit”, informoi MPB-ja.
Ministria nënvizon se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

