Gjashtë maqedonistë do të dekorohen me Medaljen për merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 30 janar – Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot në solemnitetin në Muzeun e luftës maqedonase për pavarësi do të dekorojë gjashtë maqedonistë me Medaljen për merita për Republikën e Maqedonisë së  Veriut.

Siç kumtoi Kabineti i Presidentit. do të dekorohen maqedonistët Zllatko Kramariq, Zuzana Topolinjska, Jouko Lindset dhe pas vdekjes Jezhi Rusek, Kshishtof Vrocllavski dhe Dalibor Brozoviq.