АSHMA me mbështetje për zërat kritikë të medias

Shkup, 26 janar – Аgjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele u bashkohet përpjekjeve të Qeverisë së Amerikane, Mbretërisë së Holandës dhe Shërbimit Publik të Maqedonisë për të mbështetur zërat kritik që raportojnë për tema që kanë rëndësi për qytetarët dhe për t’i ndihmuar që të marrin vendime të informuara. Аgjencia njeh nevojën e qytetarëve, por edhe detyrimin e institucioneve vendase për të mbështetur cilësinë dhe përmbajtje që do të ndihmojë në krijimin e një elektorati të informuar që do të njihet më mirë me problemet në sferën e korrupsionit dhe sundimit të ligjit në kushte kur këto probleme janë të pamjaftueshme të përfaqësuara në media.

Njoftojmë opinionin se në kuadër të zotimeve tona kemi siguruar donacion prej 5 milionë denarë për aktivitetet dhe përmbajtjet e Laboratorit të Raportimit Investigativ, organizatë jofitimprurëse mediatike, raportimi i së cilës është fokusuar në raportimin e korupsionit, krimit dhe qeverisjes të mirë.

Këto aktivitete përshtaten me qëllimet dhe vlerat e ASHMA-së për të mbrojtur interesat e qytetarëve, për të ofruar informacion cilësor dhe pluralizëm në raportim dhe për të mbështetur ekzistencën e shërbimeve të ndryshme, të pavarura dhe me vetë egzistencë mediatike audio dhe audiovizuele. LRI në periudhën e ardhshme, në kuadër të këtij donacioni, do të aplikojë modelin inovativ të rrëfimit multimedial, për të raportuar për tema të rëndësishme për qytetarët dhe do t’i ndihmojë ata të marrin vendime të informuara – propagandë politike gjatë zgjedhjeve dhe sundim të ligjit.

● Raportimi i LRI në periudhën parazgjedhore do të fokusohet në verifikimin e fakteve që kandidatët politikë prezantojnë gjatë daljeve publike, paraqitjeve në debate, diskutimeve dhe debateve publike, sondazheve të opinionit publik, njoftimeve PR ose premtimeve që përsëriten pothuajse në të gjitha programet zgjedhore.