Fondacioni Metemorfozis: MPB-ja është një nga institucionet më transparente në vend dhe rajon

Shkup, 26 janar – Fondacioni Metamoforzis i ka prezentuar rezultatet nga Vlerësimi i gjendjes së qeverisjes së mirë në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të Hapjes-Kuvendi dhe pushteti ekzekutiv.

Përfaqësuesit e Metamorfozis i prezentuan rezultatet e Indeksit të Hapjes në nivel ekzekutiv. Tri institucionet më të hapura për këtë vit janë Ministria e Mbrojtjes me kapacitet të plotë prej 89.72%, Qeveria me kapacitet të plotë prej 79.14% dhe Ministria e Punëve të Brendshme me kapacitet të plotë prej 78.9% të indikatorëve të hapjes. Kjo tregon për një transparencë të jashtëzakonshme të institucioneve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në krahasim me të kaluarën dhe në krahasim me institucionet në rajon në të cilat ministritë plotësojnë më pak se gjysmën e indikatorëve të vendosur-në Mal të Zi 37,40%, Serbi 51,48%, Bosnjë dhe Hercegovinë 37,4%.

Transparenca është një faktor shumë i rëndësishëm në implementimin e politikave antikorruptive dhe proaktiviteti institucioneve iu mundëson qytetarëve, organizatave civile dhe përfaqësuesve të mediumeve më lehtë, më shpejt dhe në mënyrë më efikase të marrin informata për punën e institucioneve, si dhe të kryejnë kontrollë ndaj punës së tyre.

Katër shtyllat e Indeksit të Hapjes e definojnë dhe e vlerësojnë qeverisjen e mirë së bashku me këto parime: qasja- e vlerëson shkallën në të cilën e drejta e qasjes në informata është e garantuar me ligj dhe në praktikë, si dhe cilësia dhe mekanizmat për përfshirje dhe për konsultime gjatë proceseve në krijimin e politikave; efikasiteti – e shqyrton përkushtimin e institucioneve për të mësuar nga proceset aktuale dhe për t’i përmirësuar ato nëpërmjet sistemeve të vendosura të monitorimit, vlerësimit dhe mësimit – duke përdorur çelësin pikat/indikatorët gjatë planifikimit dhe raportimit strategjik; transparenca – vlerëson disponueshmërinë publike të informacioneve organizative, buxhetin dhe procedurat e prokurimit publik, ndërsa nga ana tjetër, integriteti- vlerëson praninë e mekanizmave për parandalimin e konfliktetve të interesit, për të rregulluar lobimin, si dhe disponueshmërinë e kodit të sjelljes etike që do të drejtojë dhe sanksionojë sjelljen e nëpunësve shtetërorë dhe të administratës publike.