Voskopoja e mbuluar nga bora – Turistë e vizitorë të shumtë gjatë këtyre ditëve

Fshati turistik i Voskopojës është edhe më i veçantë në dimër teksa mbulohet me petkun e bardhë të borës. Gjatë gjithë kësaj jave turistë e vizitorë të shumtë kanë shijuar borën, ajrin e pastër, por edhe gatimet tradicionale në fshatin e njohur.

Sipas burimeve zyrtare këto ditë me reshje bore e ngrica janë menaxhuar më së miri duke mos lejuar bllokimin e rrugëve apo edhe situata të tjera emergjente.

Edhe në këtë fundjavë Voskopoja do të mirëpresë turistë e vizitorë të shumtë, kjo pasi ka një numër të madh rezervimesh në hotelet e bujtinat e fshatit turistik, ashtu siç ka qenë pothuajse plot edhe gjatë fundjavës që shkoi.