Ngjarje për përforcimin e gjyqësorit dhe mbrojtjen e të rinjve në epokën digjitale

Shkup, 26 janar – Ngritje e ndërgjegjës e gjyqësorit dhe të rinjve për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtës së privatësisë në hapësirën digjitale është qëllimi i ngjarjes “Përforcimi i gjyqësorit dhe mbrojtjes së të rinjve në epokën digjitale”, që e organizojnë Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale, Delegacioni i Bashkimit Evropian, Qendra për hulumtime juridike dhe analiza dhe Shoqata maqedonase e juristëve të rinj në vigjilje të 28 janarit – Ditës evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

Në ngjarje, fjalime hyrëse, siç është paralajmëruar do kenë euroambasadori Dejvid Gir, drejtori i Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale, Imer Aliu, drejtoresha e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë Natasha Gaber-Damjanovska, kryetarja e Këshillit drejtues të Qendrës për hulumtime juridie dhe analiza, Lidija Stojkova Zafirovska dhe kryetarja e Shoqatës maqedonase për juristë të rinj, Aleksandra Cvetanovska.

Ngjarja është në organizim të projektit “Drejtësi efikase për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të privatësisë në hapësirën onlajn” i financuar nga BE-ja, ndërsa i implementuar nga Qendra për hulumtime juridike dhe analiza dhe Shoqata maqedonase e juristëve të rinj.