Presidentja ndërron vendbanim, ndër banoret e para të lagjes luksoze

“Banim në varg”, u quajt në deklarimin e pasurisë prona në një lagje luksoze në periferi të kryeqytetit.

Vlera e kësaj shtëpie që është pronë e presidentes, Vjosa Osmani, është deklaruar se kushton 170 mijë euro.

Megjithëse, kjo lagje nuk është përfunduar në tërësi, shtëpitë e kompletuara kanë banorët e tyre.                                                                          

Në mesin e banorëve të parë të lagjes luksoze në Hajvali, është familja e presidentes, raporton teve1.

Rrugët që të qojnë te kjo lagje, patrullohen nga njësitë të mbrojtjes së afërt.

Ata vëzhgojnë terrenin, para se shefja e shtetit të kthehet në shtëpinë e saj.