“Më e mira ende nuk ka ardhur”/ Leclerc rinovon me Ferrarin, “kokëkuqja” nuk zbulon afatin!

Charles Leclerc dhe Ferrari do të vijojnë bashkëpunimin përtej vitit 2024. Lajmi i rinovimit të kontratës së pilotit monegask është konfirmuar nga vetë skuderia “kokëkuqje”, ndërsa nuk është specifikuar viti kur do të mbarojë kontrata e Leclerc. Megjithatë, në media flitet se rinovimi është arritur deri në vitin 2026. Ndërkohë, pas këtij lajmi, vetë Leclerc u shfaq i entuziasmuar për rinovimin e kontratës dhe u shpreh se më e mira për të dhe italianët, ende nuk ka ardhur.