Çështja “Partizani”, Jamarbër Malltezi shkon në SPAK

Jamarbër Malltezi ka shkuar sot në SPAK, ku do të merret në pyetje nga prokurorët në lidhje me dosjen “Partizani”.

Malltezi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”. Kjo është hera e tij e parë që Malltezi shkon në SPAK, pas lirimit të tij, pasi gjykata i caktoi atij ‘arrest me burg’.

Kujtojmë se bashkë me të po hetohet dhe vjehrri i tij, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzohet për korrupsion po për këtë çështje.