Në Shkup sanksionohen 179 shoferë, 15 prej tyre për shfrytëzimin e telefonit celular
Shkup, 25 janar – Gjatë aksionit të kontrollit në zonën e komunikacionit në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 179 masa, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga numri i përgjithshëm njëzet sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, trembëdhjetë gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), pesëmbëdhjetë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

