Shqiptohen 176 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 24 janar – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar.

MPB njofton se në këtë aksion janë sanksionuar 176 shoferë, prej tyre nëntë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Është konstatuar se 103 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 73 shoferë jashtë vendeve të banimit.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksohet në kumtesën e MPB-së.