Spasovski: Uji i Bekuar është festë e vlerave të thella të krishterimit, le të jenë udhërrëfyes në jetën e përditshme

 Shkup, 19 janar – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski  u dërgoi urim besimtarëve ortodoksë me rastin e festës së madhe të krishterë të Epifanisë-Uji i Bekuar.

“Në këtë ditë kur uji bëhet simbol i pastërtisë dhe ripërtëritjes, le të derdhet mirëqenia në çdo familje dhe shtëpi dhe le të jetë një kujtesë për ripërtërirjen e besimit dhe ndriçimit tonë shpirtëror.

 Uji i Bekuar është një festë e vlerave të thella të krishterimit  – dashurisë, mëshirës dhe faljes. Ky mesazh i ndritur le të jetë udhërrëfyes në përditshmërinë tonë, duke na inkurajuar për vepra të mirësisë dhe bashkëjetesës”, shkruan Spasovski në urimin e publikuar në Fejsbuk.

Spasovski së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski do të marrë pjesë edhe në aktin e vendosjes së kryqit të shenjtë në ujërat e lumit Vardar në Shkup.