Në Qeveri do të nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e katër sistemeve për ujitje

Shkup, 18 janar – Në Qeveri sot do të nënshkruhet marrëveshje për zgjedhjen e konsultantit për ndërtimin e katër sistemeve për ujitje.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski dhe përfaqësuesi i kompanisë konsultante.

Në ngjarje do të mbajë fjalim kryeministri Dimitar Kovaçevski.