Mariçiq: Angazhimi për partneritet dhe miqësi të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sjell sukses në rrugën eurointegruese të të dyja vendeve

Shkup, 17 janar – Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje evropiane Bojan Mariçiq sot ka pasur takim me ministrin për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim u theksuan lidhjet e afërta mes dy popujve, me vizion të përbashkët për përparimin në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, kumton SÇE.

“Duke shprehur ndjenja të fuqishme të miqësisë mes dy vendeve si dhe ekipeve të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të cilët bashkëpunojnë tashmë për një kohë të gjatë theksuan bashkëpunimin e afërt, bazuar në vlera dhe qëllime të përbashkëta. Të bindur se me hapa të përbashkëta do t’i tejkalojmë sfidat me të cilat përballemi, me ndjenjë të fuqishme të inkuadrimit në Bashkimin Evropian, si dhe një vendosmëri e përbashkët për t’u bërë anëtare e Unionit deri në vitin 2030. Ndjejmë relacion të afërt dhe lidhshmëri me Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Shqipëria është miku ynë fqinj dhe së bashku do të angazhohemi për njëri-tjetrin në proceset integruese në BE”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq. 

Angazhimi për bashkëpunim dhe marrëdhënie të fuqishme fqinjësore u konfirmua nga të dyja palët me theks në marrëdhëniet mes dy kombeve si miq dhe aleatë në rrugën drejt BE-së.

Në takim u theksua gatishmëria e shteteve për të mbështetur rrugën drejt BE-së.

“Ne i kemi përfunduar detyrat e shtëpisë dhe synimi ynë kryesor është të kalojmë sfidën e ndryshimeve kushtetuese dhe të ecim me vendosmëri drejt Bashkimit Evropian”, theksoi Mariçiq. 

Mariçiqi dhe ministri Hasani e konfirmuan përkushtimin e tyre mbi përpjekjet e përbashkëta dhe këmbënguljen në rrugën drejt BE-së duke premtuar dhe do të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve dhe mbështetjen e ndërsjellë. Ata shprehën besimin se përmes bashkëpunimit të ndërsjellë do të kapërcejnë sfidat dhe do të arrijnë qëllimin e përbashkët për anëtarësim në BE deri në vitin 2030. 

Bashkëbiseduesit në takim u pajtuan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i përkasin Bashkimit Evropian modern me përkushtim dhe punë të palodhur për arritjen e qëllimit – anëtarësimin e plotë në BE, thuhet në komunikatën e SÇE-së.