Deri tani, dy të dyshuar për bombën në Mitrovicën e Veriut
Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona të dyshuar për bombën e mbrëmshme në Mitrovicën e Veriut, ku u plagosën dy persona dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale. Siç ka njoftuar për RTKLive, zëvendësdrejtori i Policia në rajonin e veriut, Veton Elshani, Policia i ka kërkuar këta persona në shtëpitë e tyre, por nuk i ka gjetur aty.
“Të njëjtit i kemi kërkuar edhe në shtëpitë e tyre, por nuk kanë qenë aty. Besohet se ky konflikt ka qenë pasojë e problemeve të mëhershme në mes të këtyre personave”, ka thënë Elshani.
Kujtojmë se mbrëmë rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli Bisevac ne rr. Knjaz Millosh Mitrovice Veri, ndërsa si pasoj e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar, njeri ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë.
“Njësit policore relevante si dhe Prokurori i rastit ishin në vendin e ngjarjes dhe janë marr me rastin”, ka thënë Elshani.

