Kryeministri Kovaçevski për vizitë në Shuto Orizare
Shkup, 16 janar – Kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski sot do ta vizitojë komunën e Shuto Orizares.
Kryeministri do të mbajë fjalim në nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet UNDP-së dhe Komunës së Shuto Orizares për ndërtimin e Qendrës Burimore për të kthyerit dhe kategoritë tjera të cenueshme të qytetarëve.
Nga shërbimi për shtyp i Qeverisë informojnë se kjo do të jetë qendra e parë e llojit të tillë në vend.

