Prezantim i sistemit nacional të integritetit të Maqedonisë së Veriut
Shkup, 12 janar – Në organizim të Transparensi Interneshënël – Maqedoni sot do të prezantohen rezultatet nga Sistemi nacional të integritetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në hapje të ngjarjes do të mbajnë fjalime kryetarja e Transparensi Interneshënël – Maqedoni, Sllagjana Taseva, zëvendësambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ben Nupnau dhe ambasadorja e Zvicrës, Veronik Hulman.
“Analiza është zbatuar në periudhën mes janarit të vitit 2022 dhe dhjetorit të vitit 2023. Sistemi maqedonas i integritetit nacional vazhdon të karakterizohet me dominim të pushtetit ekzekutiv dhe dobësinë e institucioneve tjera kyçe. Pushteti ekzekutiv dhe ligjvënës janë shumë të fuqishëm në lidhje me kapacitetin e tyre, por të dobët në lidhje me antikorrupsionin dhe nevojën që të përmirësohet menaxhimi i tyre i brendshëm”, thonë nga Transparensi Interneshënël – Maqedoni.

