Më ftohtë në Berovë, më së shumti reshje të shiut në Kodër të Diellit

Shkup, 5 janar – Sot në mëngjes tempertura më e ulët prej -5 gradë është matur në Berovë, më pas -3 në Strumicë, -2 në Shkup-Petrovec, Demir Kapi, Veles dhe Kumanovë dhe -1 në Manastir, Kavadar, Llazaropole dhe Gjevgjeli. Në Shkup-“Zajçev Rid”, Kriva Pallankë, Shtip dhe Tetovë janë matur 0 gradë, 1 në Kodër të Diellit, Hanet e Mavrovës, 2 në Ohër, 3 në Krushevë, Vinicë, Pretor, Prilep, Dibër dhe 4 gradë në Dojran.

Gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 07:00, më së shumti shtresë uji prej 7 l/m2 ka në Kodër të Diellit. Pasojnë Llazaropole me 6 l/m2, 5 në Kriva Pallankë, 3 në Tetovë, Hanet e Mavrovës dhe Vinicë, 2 në Berovë dhe Krushevë dhe 1 në Shkup-“Zajçev Rid”, Kumanovë, Ohër, Dibër dhe në Pozhar.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa në fushëgropa përgjatë Vardarit me mjegull. Pasdite vranësirat do të rriten. Gjatë ditës do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri 15 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht me mjegull, rreth mesditës mjegulla pjesërisht do të pakëoshet. Temperatura maksimale do të arrijë 9 gradë.