Meta për arrestin shtëpiak të Berishës: Vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës!

Aleati kryesor i kreut të Rithemelimit Sali Berisha, ish presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i PL në opozitë, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministri socialist Edi Rama, duke e konsideruar përgjegjës për vendimin të GjKKO për vendosjen e masë së arrestit shtëpiak ndaj kreut të opozitës së djathtë.

Në një reagim me pak rradhë në rrjetin social Faceboook, zoti Meta shkroi se ky “është një akt ekstrem i përndjekjes politike të Prof. Dr. Sali Berishës dhe vepër e drejtpërdrejtë e Edi Ramës për eleminimin e opozitës”.

Sipas zotit Meta “Izolimi i paprecedentë i liderit të opozitës është këmbanë alarmi për liritë dhe të drejtat e çdo qytetari, për vetë ekzistencën e shtetit të së drejtës, si dhe për pluralizmin politik, që është nga sot më i kërcënuar se kurrë më parë”.